Dimitrov dhe Osmani nesër për vizitë zyrtare në Danimarkë

Dimitrov dhe Osmani nesër për vizitë zyrtare në Danimarkë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, nesër (20 gusht) për vizitë pune do të qëndrojnë në Kopenhagën, Mbretëria e Danimarkës.

Siç njoftojnë nga Qeveria, gjatë vizitës janë paraparë takime të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Jepe Koford, këshilltarin kryesor për Çështje Evropiane në Zyrën e Kryeministrit, Vibeke Pasternak Jorgansen, si dhe me bashkëbisedues tjerë relevant.

“Në takime, Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Osmani dhe Ministri Dimitrov do ta theksojnë rëndësinë e marrjes së vendimit për datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në tetor këtë vit. Detajisht do të brifojnë për arritjet në aktivitetet reformuese të agjendës evropiane, për ngjarjet e brendshme politike, marrëdhëniet me fqinjët, si dhe për gjendjet në rajon, gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.