Prishtina vjen me një risi, e quan transferimin më të fuqishëm

Prishtina vjen me një risi, e quan transferimin më të fuqishëm

KB Prishtina ka rikthyer në radhët e veta ish-sponsorin gjeneral të tyre, Sigal.

Tashmë njoftimi zyrtar është bërë në faqen e klubit prishtinas në rrjetet sociale.

Sigal ka qenë për 10 vite sponsor gjeneral i kësaj skuadre, ndërsa vitin e kaluar kishin shkëputur bashkëpunimin mes tyre.

Njoftimi: E dashur Prishtinë,Sot po ju prezantojmë transferin më të fuqishëm në historinë e klubit!

Pas vetëm një viti mungesë, kompania kampione e sigurimeve në vend, rikthehet në folenë e kampionëve.

SIGAL vazhdon mbështetjen e klubit në rrugëtimin drejt sukseseve të ardhshme në Ligën e Kampionëve duke bartur emrin që është bërë sinonim i bashkëpunimit.

Kampionët Ribashkohen!

KB SIGAL PRISHTINA