Njihuni me gruan që plaket tetë herë më shpejt se çdo person tjetër

Njihuni me gruan që plaket tetë herë më shpejt se çdo person tjetër

Një grua 41 vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Tiffany Wedeking është një nga 156 personat në të gjithë botën që vuan me këtë sëmundje të rrallë.

Ajo që e bën interesante rastin e saj ,është se ajo është diagnostifikuar me këtë sëmundje kur ishte 12-vjeçe, dhe për këtë arsye konsiderohet si njeriu më i moshuar me këtë sëmundje, pasi zakonisht kjo sëmundje shfaqet në moshën 2-vjeçare dhe personat e prekur nuk jetojnë mbi moshën 12-vjeçare.

Megjithatë ajo ka sfiduar parashikimet e mjekëve dhe kështu është personi më i vjetër me këtë sëmundje, duke lënë kështu pas Leon Botha që pa mbushur 26-vjet kishte ndërruar jetë.

Shenjat e plakjes së parakohshme sipas saj janë: rënia e flokëve, dhëmbëve, problemet me zemër dhe që peshon vetëm 26 kilogramë, por kjo adhuruese e flaktë e jogës bën një jetë krejtësisht normale, duke vrapuar çdo ditë dhe duke punuar si pastruese në një kompani.