Florida, aligatori kapërcen gardhin dhe futet në bazën detare

Florida, aligatori kapërcen gardhin dhe futet në bazën detare

Shumica e njerëzve e dinë që në Florida mund të gjesh kudo aligatorë, por me sa duket zvarraniku ka përmirësuar cilësitë e tij. Postime të ndryshme në rrjetet sociale nga banorë të qyteteve të ndryshme kanë shfaqur aligatorët në mes të trafikut të makinave, por edhe duke kapërcyer një gardh.

Të enjten e kaluar, një aligator është filmuar duke notuar në një pellg me ujë në mes të rrugës, ndërsa shoferët e makinave shihnin të habitur. “Dikush po luan “Jumanji” në mes të Shën Pjetërburgut”, shkroi në faqen e tij në Facebook, Roger Ligh Jr., personi që filmoi kafshën e rrezikshme. Një tjetër aligator në Xheksonvil u filmua duke kapërcyer një gardh rrethues të një baze detare në qytet, diçka që as nuk dihej se aligatorët mund ta bënin.

Në Florida mendohet se janë rreth 1,3 milionë aligatorë, të lirë dhe nëpër kopshte zoologjike. Banorët dhe vizitorët këshillohen gjithmonë që të qëndrojnë 15 metra larg zvarranikëve në rast se duan t’i sodisin apo t’u bëjnë fotografi.