Volkswagen bëhet gati ta lansojë modelin T-Roc R

Volkswagen bëhet gati ta lansojë modelin T-Roc R

Në fillim, do të shitet vetëm në tregun evropian.

Modelin T-Roc R, që e kemi parë më herët në Geneva Motor Show, Volkswagen është duke u bërë gati ta lansojë më vonë gjatë këtij viti.

Data e saktë nuk është bërë e ditur, por mësohet se kjo veturë me 2.0 litra që prodhon 300 kuaj fuqi, do të ketë çmim bazë prej 43,995 eurove.

Të lansuarit e këtij SUV, që e ka edhe versionin që i hapet tavani, ka të bëjë me datën e lansimit të Golf R, që 40 mijë euro e ka çmimin fillestar. Veturat nuk do të lansohen në të njëjtën kohë, pasi që konsiderohet se do shkaktonin huti mes blerësve.

Kjo veturë, në fillim do të shitet vetëm në tregun evropian, derisa mendohet se në Shtetet e Bashkuara nuk do të ketë interesim për të.

Audi SQ5 dhe BMW X3, janë shënjestrat e Volkswagen T-Roc R, që pritet t’i rivalizojë si një SUV shumë më i mirë.