Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar

Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura më kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”.

Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare, dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës. Kështu e nis artikullin e saj gazeta e përditshme gjermane “Welt” kushtuar Shqipërisë për të cilën thotë se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar.

Vendi nuk është akoma i mbipopulluar ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, fshatra origjinale, çmime të arsyeshme,njerëz mikpritës dhe mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë.

Rreth 55% e popullsisë punon në bujqësi; 20 përqind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit  mjedisor e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por vendi po zhvillohet me ritme të larta.

Veçanërisht  kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria Osmane, e cila u tërhoq prej saj në vitin 1912 pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, e cila është gjerësisht e përhapur në verë në hijen e palmave dhe fiqve.

Zona e Bllokut është tani pjesa më argëtuese e Tiranës e mbushur me bare, restorante dhe klube. Përvec rrjeteve të supermarketeve dhe restoranteve fastfood, syri të kap pika të vogla fruta-perimesh dhe dyqane  peshku.

Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Kohët e fundit, Shqipëria, e cila ka qenë e izoluar prej shumë kohësh, po promovohet si një destinacion i ri i cili ja vlen të vizitohet. “Lonely Planet”, për shembull, e ka përfishirë në listën e “Destinacioneve më të mira për pushime në Evropë për 2018”. Që prej vitit 2008, numri i turistëve është dyfishuar, dhe tashmë mbi 150,000 pushues nga Gjermania vizituan vendin në 2018.

Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet

Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e  Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli.

Në katin e poshtëm gjendet restoranti i ambasadorit shqiptar të pashpallur të ushqimit,  Bledar Kola. 35-vjeçari u largua nga atdheu në moshën e adoleshencës pikërisht në fund të viteve 1990, kur Kosova fqinje po përjetontë luftën civile . Ai e fitoi eksperiencën duke punuar në kuzhinat e restoranteve me emër në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe në Suedi nën  dritat e kuzhinës së famshmë Nordike: Pranë René Rexhepit nga “Noma” me famë botërore dhe Magnus Nilsson nga restoranti “Fäviken”.

Rreth tre vjet më parë, Kola u kthye dhe hapi “Mullixhiun” në mes të Tiranës. Këtu ai përpiqet të ndryshojë imazhin e Shqipërisë në botë si një shtet i prapambetur dhe i egër por edhe të ruajë kulturën vendase të ushqimit. “47 vjet komunizëm kanë shkatërruar pothuajse gjithçka”, thotë ai. “Ne po rindërtojmë atë që ka mbetur.

Restoranti punon kryesisht me kulturat e lashta si Misër, Elb dhe Tershërë. Tek “Mullixhiu” dhoma e ngrënies ngjan me një mulli të mbushur me orendi druri dhe thasë prej leshi.

Kola e bluan miellin që përdor dhe e pjek bukën, e cila nuk është këndshme vetëm në shije, por edhe në sy. “Jo të gjithë e pëlqejnë sepse ka ngjyrë të errët”, thotë ai. “Por të kujton bukën, siç ishte para komunizmit”. Para se të fillonte periudha e ushqimeve me talon kur recetat tradicionale nga kujtesa kolektive u zhdukën.

Ndër pjatat popullore që Kola i përfshiu në menunë e tij por të rafinuar janë, për shembull, Dromsa, një qull me shafran. Mishi i dhisë serviret me një salcë që gatuhet me boronica dhe vaj ulliri.  Fli, një pastë popullore e gatuar me shumë gjalpë, të cilën Kola e shërben në një kuti të vogël prej druri që të kujton kutinë e madhe të depozitave, në të cilën gjyshja e tij ruante portokallet dhe bukëfiqet.

Për ëmbëlsirë, të cilat janë të ndikuara nga Perandoria Osmane, ai  sugjeron: Një akullore me Bosmeli, një pije misri të fermentuar, si dhe fije të holla brumi me shije të ëmbël, të cilat në botën arabe njihen si Künefe. Kola e shërben në gypa të vegjël balte, si për të respektuar ritualin e pirjes së duhanit pas përfundimit të një vakti.


MË SHUME NGA Kuriozitete