Sherwood: Eriksen nuk është në nivelin e De Bruyne

Sherwood: Eriksen nuk është në nivelin e De Bruyne

Ish-trajneri i Tottenhamit, Tim Sherwood ka vënë në pyetje reputacionin e mesfushorit, Christian Eriksen.

Eriksen është përmendur për një kalim te Reali këtë muaj. Sherwood e krahasoj Eriksenin me De Bruyne dhe nuk mendon se danezi është në të njëjtin nivel.

“Kemi biseduar për Eriksenin para ndeshjes. Mendojmë se është një yll botëror, i cili do të jetë në nivelin e njëjtë ku do që të transferohet. Kevin De Bruyne është në nivel me te lartë, mund të luaj në çdo ekip, mirëpo është në Manchester City. Është shumë i rëndësishëm në ekip”, deklaroi ai.