Ounas bën gati valixhet, pritet rikthimi në kampionatin francez

Ounas bën gati valixhet, pritet rikthimi në kampionatin francez

Sulmuesi 23-vjeçar i Napolit, Adam Ounas është duke paketuar valixhet për t’u larguar nga ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti, teksa destinacioni i radhës duket se do të jetë kampionati francez.

Skuadra e Lille është e interesuar për algjerianin dhe ka kërkuar ta marrë në huazim për 3 milionë euro, me detyrim blerjeje për 22 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Përveç Lille, edhe Nice interesohet për Ounas, por ky i fundit preferon nënkampionët, pasi me ta do të ketë mundësi të luajë dhe tregojë veten edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Te Napoli Ounas ka luajtur vetëm 25 ndeshje në dy sezone, duke shënuar vetëm 3 gola, ndërsa në shumicën e rasteve është nisur nga pankina. Nëse konkretizohet kalimi te Lille, atëherë do të kemi të bëjmë me një rikthim në Francë për Ounas, që spikati pikërisht në Ligue 1 me Bordeaux.