Sulmuesi i talentuar i Ajaxit, pranë transferimit te Nice

Sulmuesi i talentuar i Ajaxit, pranë transferimit te Nice

Sulmuesi i Ajaxit, Kasper Dolberg është pranë transferimin në Ligue 1 te skuadra e Nices. Sipas mediave franceze, mes palëve është arritur një marrëveshje dhe 21-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me skuadrën kuqezi.

Sulmuesi danez pritet t’i kushtojë klubit francez plot 25 milionë euro, ndërkohë që zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim. Kasper Dolberg bëri gjithsej 25 paraqitje në Eredivisie me Ajax gjatë sezonit të kaluar, ku ‘harkëtarët’ arritën të merrnin edhe titullin kampion