Bayern Munich mendon për të ardhmen, ofertë për talentin e Chievos

Bayern Munich mendon për të ardhmen, ofertë për talentin e Chievos

Bayerni i Mynihut nuk mendon vetëm për të tashmen. Drejtuesit e klubit bavarez janë vënë në ndjekje të një emri që për momentin nuk duket në lartësinë e Kampionëve të Gjermanisë, por që në një të ardhme ndoshta po.

Bëhet fjalë për një lojtar, i cili në Itali po bënë shumë mirë, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Quhet Emanuel Vignato, luan për Chievon dhe është vetëm 19-vjeç.

Mesfushori debutoi sezonin e kaluar në Seria A, madje duke realizuar edhe një gol në sfidën ndaj Lazios. Bayerni ka bërë ofertën e parë për të, por për momentin italianët kanë rezistuar duke e refuzuar. Për Vignato kanë shprehur interes edhe skuadra nga Seria A si Inter, Sampdoria apo Milan.