“Oxlade-Chamberlain, mund të bëjë diferencën”

“Oxlade-Chamberlain, mund të bëjë diferencën”

Mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum, beson që Alex Oxlade-Chamberlain ka shumë për të ofruar këtë sezon.

Anglezi e humbi pjesën më të madhe të sezonit, pasi pati një lëndim në gju.

Tash është rikthyer dhe luajti 89 minuta në fitoren ndaj Southampton.

Wijnaldum është i gëzuar për rikthimin e anglezit dhe beson që do t’i ndihmoj ekipit këtë sezon.

“Është mirë që është rikthyer. Është një lojtar me kualitet dhe këtë e ka dëshmuar para se të lëndohet. Është e rëndësishme të kemi lojtarë me kualitet. Para dy sezoneve e ka vërtetuar se është i shpejtë, mund të asistojë dhe të shënojë”, deklaroi ai.