Ashley Graham do të bëhet nënë për herë të parë

Ashley Graham do të bëhet nënë për herë të parë

Supermodelja e njohur, Ashley Graham, do të bëhet nënën për herë të parë.

Këtë e bëri të ditur vet ajo me anë të një postimin rrjetin social Instagram.

Graham pos kësaj i ka uruar burrit të saj nëntë vjetorin e martesës duke thënë se janë të emocionuar që familja e tyre është duke u rritur.

“Nëntë vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës. Ka qenë udhëtimi më i mirë me personin e preferuar në botë. Sot, ne jemi të bekuar, falënderues dhe shumë të emocionuar të festojmë rritjen e familjes. Jeta do bëhet edhe më e bukur”, ka shkruar ajo.