Rihanna sjell linjën e re të veshjeve të brendshme

Rihanna sjell linjën e re të veshjeve të brendshme

Bukuroshja dhe ylli i muzikës pop, Rihanna është bërë pjesë e fushatës së marketingut të linjës së veshjeve të brendshme Savage X Fenty.

Për të realizuar idenë e kësaj fushate, ajo është dashur të shtrihet në një krevat brenda një hapësire të ngushtë.

Riri, përkundër sukseseve me kompaninë kozmetike dhe linjën e veshjeve, ajo është kritikuar nga fansat se e ka lënë muzikën pas dore.

Por, duket se edhe në këtë drejtim ka lëvizje. Madje, thuhet se bukuroshja ka regjistruar këngën e re të quajtur “Private Loving”, tekstin e së cilës e ka shkruar vet ajo dhe Demarco.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky do të jetë rikthim i madh i artistes në muzikë pasi do të jetë kënga e parë solo që nga viti 2016.


MË SHUME NGA Magazina