Skulptura që po tmerron Zelandën e Re

Skulptura që po tmerron Zelandën e Re

Një skulpturë e një dore gjigante, e vendosur në çatinë e një galerie arti në Zelandën e Re, po tmerron banorët.

 “E shpifur” dhe “e frikshme” janë përcaktimet kryesore për këtë skulpturë nga personat që kanë fatin e keq ta shikojnë përditë dorën me fytyrë njeriu.

Vepra e artit rreth 5 metra e lartë, e krijuar në vitin 2016 nga Ronnie van Hout, u vu mbi galerinë e artit në Uellington me anë të një helikopteri.

Skulptura është bërë në nder të Kuazimodos, kurrizos së Notre Dame. Ajo do të qëndrojnë në Uellington për 3 vite, kështu që banorët e zonës bëjnë mirë të mësohen me të.