Facebook po punon në sistemin e errësimit të ekranit

Facebook po punon në sistemin e errësimit të ekranit

Jane Manchung Wong ka bërë disa kërkime dhe ka gjetur se prapavija e Facebook mund të errësohet, ndërsa shkronjat bëhen të bardha dhe lexohen me lehtësi.

Megjithëse po punohet në këtë drejtim, procesi është në faza fillestare dhe sistemi i errësimit të ekranit, nuk do të shihet në një të ardhme të afërt.

Derisa Messenger është errësuar në muajin maj, sfondi i Facebook mbetet në të bardhë të shndritshme, që është shumë e dhimbshme për sytë.

Bazuar në fotografitë e shpërndara, ky sistem duket se do ta lehtësojë edhe më shumë përdorimin e këtij rrjeti social, derisa kurdo që vjen është i mirëseardhur.