Harington: 3 javë për të xhiruar skenën e fundit me Daenerys

Harington: 3 javë për të xhiruar skenën e fundit me Daenerys

Kit Harington zbuloi disa detaje interesante mbi sezonin e fundit të serialit “Game of Thrones”.

Aktori 32-vjeçar, i cili interpretoi Jon Snow-n, tha për “The Hollywood Reporter” se skena e fundit mes personazhit të tij dhe Daenerys Targaryen u desh 3 javë që të xhirohej. Bëhet fjalë për momentin dramatik kur Jon Snow përballet me Daenerys për shkatërrimin e Tokës së Mbretit dhe në fund e vret atë.

“E kemi xhiruar shumë atë skenë. Ishte vetëm një faqe e gjysmë dialog, por shpenzuam 3 javë për xhirim. Donin që të xhironin çdo kënd të mundshëm, çdo mënyrë… Kur xhiron të njëjtën skenë të shkurtër për kaq shumë kohë duhet shumë përqendrim”, tha Harington.