Heather Locker dënohet me 30 ditë qëndrimi në një spital psikiatrik

Heather Locker dënohet me 30 ditë qëndrimi në një spital psikiatrik

Heather Locklear, aktorja e njohur më shumë për rolet në serialet “Dinastia” dhe “Merlose Place”, u dënua me tridhjetë ditë qëndrimi në një spital psikiatrik, sipas mediave amerikane.

Konkretisht, aktorja po akuzohet për tetë vepra, duke përfshirë një sulm fizik ndaj një polici dhe një punëtori të ambulancës. Nëse nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj, ajo do të dënohet me katër muaj burg.

Gjykata gjithashtu urdhëroi aktoren që të mos konsumon alkool ose ilaçe për të cilat nuk ka recetë dhe i dha afat që prej 6 shtatorit të filloj trajtimin.

Locklear u arrestua në fillim të vitit të kaluar pasi policia iu përgjigj një telefonate nga shtëpia e saj.

Ata e gjetën të dehur gjersa i rezistoj arrestimit, pas së cilës e goditi një polic dhe me atë rast e lëndoi një teknik mjekësor që po mundohej ta vendoste në një barelë.

Përveç kësaj, Heather u arrestua në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje kur, sipas mediave amerikane, ajo goditi të fejuarin dhe sulmoi prindërit vetëm disa muaj më vonë.