Sherr mes moderatores dhe reperit: Nuk mund të vish në koncertin tim!

Sherr mes moderatores dhe reperit: Nuk mund të vish në koncertin tim!

Moderatores Wendy Williams nuk i bën përshtypje asgjë kur vjen puna tek reperët që preferon. Ndonëse ka vite që konflikton me reperin 50 cent, ajo shkoi në koncertin e tij, por jo për të.

Ky fakt i ka rënë në sy artistit, i cili bëri një postim në Instagram ku shkruante “Nuk mund të shfaqesh në festën time kur flet për mua”.

Wendy ka reaguar menjëherë për këtë. Ajo tregoi se ishte atje për djalin e saj dhe për reperin Snoop Dog.

Burime pranë moderatores tregojnë se hyri në klub me forca sigurie dhe djalin e saj Kevin Jr. Ky i fundit kishte 19-vjetorin e lindjes dhe nëna e çoi të dëgjonte reperët e preferuar. Në koncert performonin Snoop Dogg, Jacquees, Fabolous, Trey Songz dhe 50 cent.

Të dy qëndruan në zonën e Snoop, me të cilin bënë edhe fotografi, pa shkaktuar asnjë konflikt brenda në klub.