Rrahu fotografin në klub nate, Prokuroria rrëzon akuzat për Chris Brown

Rrahu fotografin në klub nate, Prokuroria rrëzon akuzat për Chris Brown

Chris Brown nuk ka përse të shqetësohet më për çështjen kriminale kundër tij. Prokuroria ka rrëzuar akuzat për goditjen e një fotografi në një klub nate. Kjo është një fitore e madhe për këngëtarin, i cili u arrestua vitin e kaluar pas konfliktit.

"Pas një shqyrtimi të plotë të fakteve dhe informacioneve nga viktima e pretenduar, zyra jonë përcaktoi se kishte prova të pamjaftueshme për ta ndjekur penalisht", njoftoi zyra e Prokurorëve.

Kujtojmë se fotografi akuzoi Chris Brown dhe menaxherët e tij duke thënë se e goditën kur po përpiqej t’i bënte foto. Sipas tij, këngëtari e humbi kontrollin dhe e goditi në gojë duke i lënë disa shenja.

Menjëherë pas denoncimit, policia arrestoi këngëtarin, por e liroi me kusht për 2 mijë dollarë. Chris duhet të jetë i lumtur për këtë, por ende ka një hetim të hapur rreth një përdhunimi në Francë, të cilin e ka mohuar.