Veseli: Po punojmë për planin ekonomik, nis me luftën kundër korrupsionit

Veseli: Po punojmë për planin ekonomik, nis me luftën kundër korrupsionit

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në partinë e tij po punojnë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit.

Ai të martën ka vizituar Landovicën e Prizrenit, ku ka qëndruar në njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave.

Njoftimi i plotë:

Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit.