​Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja

​Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja

12 palë çelësa u dhuruan sot për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa kujtimet e objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte të këqija.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, me të cilën Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit.

Familjet përfituese të 12 shtëpive të reja janë: Astrit Krasniqi e Hajriz Hyseni (Vajnik), Jashar Miftaraj e Muhamet Miftaraj (Runik), Halim Smakaj (Klladernicë), Selman Azemi (Açarevë), Tafil Avdullahu (Çitak), Shefqet Sahiti e Behxhet Shala (Kopiliq i Poshtëm), Skender Kajtazi (Vitak), Rrustem Gjeloshi (Çubrel) dhe Hatixhe Hoti (Turiqec).

Kryetari Jashari thotë se janë në gjysmën e rrugëtimit, dhe deri në përmbyllje të këtij projekti do të ndërtohen edhe 14 shtëpi të tjera.