Gashi: Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit kauzë e PDK-së

Gashi: Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit kauzë e PDK-së

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kauzë e PDK-së është dhe do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.


Ai ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.

“Zakonisht kjo është retorikë e subjekteve politike, të cilat pas zgjedhjeve e lusin PDK-në për bashkëqeverisje. PDK-ja ka vija të kuqe për korrupsionin dhe nepotizimin po jo për vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai. “Ne do të bashkëqeverisim me një subjekt që është i përafërt me program me PDK-në”.

Ai ka thënë subjektet politike e dinë se ku qëndron PDK-ja në bazë të fuqisë, ndaj edhe ngarendin që të ndërtojnë koalicione parazgjedhore.


MË SHUME NGA Aktuale