Limaj takon strukturat e Nismës në Lipjan, gati për zgjedhje

Limaj takon strukturat e Nismës në Lipjan, gati për zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga anëtarët e kryesisë Fazli Hoxha dhe Çerkin Dukolli ka takuar strukturat e degës së Nismës Socialdemokrate në Lipjan.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Fazli Hoxha.

“Bashkë me kryetarin Fatmir Limaj dhe zëvendësministrin Çerkin Dukolli takuam strukturat e degës së Nismës Socialdemokrate në Lipjan. Nga kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Lipjan, Hiset Sahiti, sekretari i degës Arben Pajaziti dhe kryesia e degës, u njoftuam për gatishmërinë e Nismës për të shkuar vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen së shpejti”, ka shkruar Hoxha. 

Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate si asnjëherë më parë po merr përkrahje të madhe nga qytetarët “pasi programi socialdemokrat po shihet si zgjidhje e nevojshme për mirëqenien e tyre dhe për proceset që po na presin si shtet. Anekënd vendit po shihet mobilzim i madh i Nismës Socialdemokrate për fitoren e radhës”, ka shkruar ndër të tjera Fazli Hoxha.