Gecaj: LDK për një qeveri të shpresës dhe që s`varet nga Lista serbe

Gecaj: LDK për një qeveri të shpresës dhe që s`varet nga Lista serbe

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në Kosovë duhet të ndërtohet një qeveri e shpresës, e cila sjellë ndryshime kualitative.

Ai ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.

“Ne po shpresojmë që pas zgjedhjeve të ndërtojmë një qeveri të qëndrueshme, e cila mund të shtyjë përpara proceset të cilat kanë stagnuar për një kohë të gjatë. LDK-ja është partia më e madhe në Kuvend, në komuna dhe shumica e sondazheve e kanë nxjerrë në vendin e parë”, ka thënë ai.

Gecaj ka thënë se duhet ndërtuar një qeveri, e cila nuk varet nga Lista serbe.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka "vija të kuqe" për subjektet e tjera, pos për PDK-në. 


MË SHUME NGA Aktuale