Berisha: Haradinaj tregoi konsistencë, duhet ta ketë edhe një mandat të ri

Berisha: Haradinaj tregoi konsistencë, duhet ta ketë edhe një mandat të ri

Anton Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë Ramush Haradinaj në pikat thelbësore të shtetit ka treguar konsistencë prandaj tash duhet një mandat i ri për të vazhduar.

Ai ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.

“Tash duhet mbyllur temat e mëdha që e kanë penguar Kosovën për të arritur në një situatë ku merremi me tema specifike, sektoriale e të ngjashme”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se AAK-ja do të kërkojë nga qytetarët se a e përkrahin këtë subjekt për qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ruajtjen e territorit, taksën etj. “Kosova falë krteministrit është kthyer si subjekt në dialogun e Bruskelit”, ka thënë ai.  

Berisha është shprehur se AAK koalicionet i ka në kuptim të temave dhe jo në kuptim të subjekteve politike.


MË SHUME NGA Aktuale