OnePlus 7T do të lansohet një javë më vonë se iPhone 11

OnePlus 7T do të lansohet një javë më vonë se iPhone 11

Kompania pesë-vjeçare kineze solli telefonin e parë 5G ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij viti, me OnePlus 7 Pro 5G të saj, si dhe debutoi dy pajisje të tjera – ambiciozin (dhe të kushtueshëm) OnePlus 7 Pro dhe OnePlus 7, që është një pasardhës më i përulur i OnePlus 6T.

Dhe tani janë dëgjuar spekulime se jemi disa javë nga lansimi tjetër i telefonave OnePlus.

Samsung News pretendon të ketë datën e lansimit, që beson të jetë e enjte, 26 shtator 2019 në Indi.

Telefonat më pas do të hidhen në tregje të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

OnePlus në mënyrë tipike fillon rifreskimin e serisë së mesme të telefonave rreth tetorit ose nëntorit, kështu që lajmi duket i besueshëm.

Nëse është e saktë, data e lansimit do të jetë vetëm disa ditë pasi iPhone i gjeneratës së ardhshme vjen në raftet e dyqaneve në të gjithë botën.

Për sa i përket asaj që duhet të presim nga një OnePlus 7T Pro dhe OnePlus 7T, disa detaje nuk janë shfaqur në internet ende.

Sidoqoftë, vitet e kaluara na kanë mësuar të presim fotografi të përmirësuar, karikim më të shpejtë, dhe mbase pak më shumë.