Maduro konfirmon bisedimet me SHBA-në

Maduro konfirmon bisedimet me SHBA-në

Maduro konfirmoi se me autoritetin e tij, qeveria e tij për muaj të tërë ka qenë në kontakt me zyrtarë të lartë nga qeveria e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka konfirmuar bisedimet me qeverinë e SHBA-së.

Në një fjalim ku mori pjesë në një aktivitet në qytetin La Guaira, presidenti Maduro konfirmoi se me autoritetin e tij, qeveria e tij për muaj të tërë ka qenë në kontakt me zyrtarë të lartë nga qeveria e presidentit amerikan, Donald Trump.

"Që prej disa muajsh po kryhen bisedime mes qeverisë së Donald Trump dhe qeverisë Bolivariane që unë kam drejtuar për të gjetur një zgjidhje për konfliktin mes nesh dhe perandorisë së Amerikës së Veriut", tha Maduro lidhur me bisedimet e fshehta mes qeverisë së tij dhe SHBA-së.

Pa iu drejtuar drejtpërdrejt SHBA-së, Maduro është shprehur se, "Unë dua t'ju them një sekret, ruajeni këtë për mua, sepse janë zhvilluar bisedime sekrete në vende të fshehta që askush nuk duhet t'i dijë. Sigurisht që ne jemi në kontakt dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt".

Ndërkohë nga ana tjetër, kryetari i Asamblesë Kushtetuese, Diosdado Cabello, i njohur si emri numër dy i qeverisë së Venezuelës, dje mohoi pretendimet për bisedime sekrete me një person të afërt me administratën Trump.

Duke theksuar se gjithmonë do të mbrojë sovranitetin e Venezuelës, Maduro ka theksuar se, "Nëse presidenti Donald Trump dëshiron të flasë seriozisht një ditë dhe dëshiron të bëjë një plan për të organizuar këtë konflikt, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të negociuar dhe për të arritur një zgjidhje. Por nëse na sulmoni edhe ne do të përgjigjemi".

Presidenti amerikan, Trump, i pyetur në një konferencë për media nëse ka apo jo bisedime me qeverinë Maduro, ai ishte përgjigjur se, "Ne jemi në kontakt, po bisedojmë me përfaqësues të ndryshëm në Venezuelë".

Në anën tjetër, Maduro ka theksuar se disa zyrtarë amerikanë e gënjejnë Trumpin për Venezuelën dhe se sulmet dhe sanksionet ndaj Venezuelës vendosen nëpërmjet kësaj situate./aa/