Përmbytjet në Kinë, 201 të vdekur në dy muajt e fundit

Përmbytjet në Kinë, 201 të vdekur në dy muajt e fundit

Vdekjet e fundit u shkaktuan mëngjesin e sotëm në provincën perëndimore malore Sichuan, ku tetë persona humbën jetën dhe 23 mbeten të zhdukur.

Të paktën 201 persona e kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë mbeten të zhdukur pas përmbytjeve gjatë muajit korrik dhe gusht në Kinë.

Vdekjet e fundit u shkaktuan mëngjesin e sotëm në provincën perëndimore malore Sichuan, ku tetë persona humbën jetën dhe 23 mbeten të zhdukur. Më herët në muajin gusht, nga tajfuni Lekima humbën jetën 39 persona dhe nëntë mbetën të zhdukur.

Gjithsej në muajin korrik ishin 154 të vdekur dhe 31 të humbur ndërkohë mbi 1.3 milionë njerëz u detyruan të kërkojnë strehim të përkohshëm.

Përmbytjet vjetore janë midis fatkeqësive natyrore më shkatërruese në Kinë, të shkaktuara nga shirat sezonal dhe të përkeqësuar nga shkeljet njerëzore në zonat malore dhe sistemet natyrore të lumenjve.

Përmbytja më e madhe në Kinë ndodhi në vitin 1998, kur mbi 3.700 persona humbën jetën përgjatë lumenjve Yangtze, Songhua, Pearl dhe Nen.

Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës këtë vit dhjetëra persona kanë humbur jetën. Në fillim të këtij muaji, 17 punonjës të hekurudhave humbën jetën në një rrëshqitje të tokës në provincën Sichuan përderisa riparonin pista të dëmtuara nga një rrëshqitje e mëparshme e tokës.