Merkel do të presë kryeministrin britanik për vizitë në Berlin

Merkel do të presë kryeministrin britanik për vizitë në Berlin

Merkel tha se 27 vendet e mbetura të BE-së janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje, por nuk duan rihapjen e bisedimeve të marrëveshjes së Brexit-it të rënë dakord vitin e kaluar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të presë në vizitë në Berlin kryeministrin britanik, Boris Johnson, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian ndajnë shqetësimin për një Brexit pa marrëveshje në tetor.

Megjithë tensioneve në rritje midis Britanisë dhe BE-së, Merkel dje tha se pengesa kryesore në lidhje me largimin e Britanisë nga BE-ja, çështja e kufirit irlandez, mund të hiqet nëse gjendet një "zgjidhje praktike".

Merkel tha se 27 vendet e mbetura të BE-së janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje, por nuk duan rihapjen e bisedimeve të marrëveshjes së Brexit-it të rënë dakord vitin e kaluar.

Merkel, e cila është e gatshme të mirëpresë Johnson-in me nderime ushtarake sonte në mbrëmje, gjithashtu tha se cilado rrugë që Britania të zgjedhë, BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë për çështje ekonomike dhe të sigurisë.