Ismaili përuron transformimin e repartit emergjent në Spitalin e Gjilanit

Ismaili përuron transformimin e repartit emergjent në Spitalin e Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot transformimin e repartit të shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit.

Në këtë repart janë investuar rreth 200 mijë euro në rinovim dhe aparaturë mjekësore për ta krijuar një shërbim modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Gjatë përurimi të këtij reparti ministri Ismaili ka thënë se i gjithë ky investim është bërë i mundur falë luftës se madhe kundër korrupsionit që është bërë gjatë këtyre sy viteve në shëndetësi.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë dhe luftën tonë kundër korrupsionit. Jemi në repartin  e shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit ku së fundmi kemi investuar rreth 200 mijë euro për transformuar këtë repart”, ka thënë ministri Ismaili.

Ministri Ismaili ka shtuar se qytetarët e Gjilanit nga sot kanë në dispozicion një shërbim modern që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave emergjente.

“Kënaqësi e dyfishtë të shoh nga afër investimet që janë bërë të mundura falë luftës së madhe kundër korrupsionit që kemi bërë këto dy vjet në shëndetësi”, ka thënë ministri Ismaili, raporton EO.

Drejtori i SHSKUK-së,  Basri Sejdiu, ka thënë edhe ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thanë se tani pacientët kanë një shërbim shumë më të mirë shëndetësor dhe ka falënderuar ministrin Ismaili dhe drejtorin Sejdiu për mbështetjen e madhe për ta realizuar këtë projekt.


MË SHUME NGA Shëndetësi