Uashingtoni miraton shitjen e 66 avionëve luftarakë për Tajvanin

Uashingtoni miraton shitjen e 66 avionëve luftarakë për Tajvanin

SHBA-ja njoftoi sot se kishte miratuar shitjen e 66 avionëve luftarak F-16 për Tajvanin, për një vlerë prej tetë miliardë dollarësh, një vendim që mund të rrisë nervozizmin e Kinës.

“Kjo shitje është konform angazhimit tonë për të mbajtur kapacitetet e vetëmbrojtjes të Tajvanit”, theksoi një zyrtar i departamentit të Shtetit duke njoftuar këtë shitje.

Departamenti i Shtetit ka informuar zyrtarisht Kongresin për qëllimin administrativ për të kryer këtë shitje, që ishte përmendur që prej disa ditësh nga klasa politike amerikane.

Të hënën, kreu i diplomacisë, Mike Pompeo ishte shprehur në një intervistë për stacionin televiziv “Fox” se ne vetëm po respektojmë premtimet tona.

Tajvani disponon një flotë me  F-16 blerë në vitin 1992 dhe marrëveshja e kaluar me Uashingtonin ka të bëjë me aparatet më të fundit pajisur me teknologji dhe armatime të modernizuara.