Trump mund ta shpalos në javët e ardhshme “Marrëveshjen e Shekullit”

Trump mund ta shpalos në javët e ardhshme “Marrëveshjen e Shekullit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mund të shpalosë pjesën politike të planit të “Marrëveshjes së Shekullit” në javët e ardhshme.

Sipas lajmit të gazetës Israel Hayom, të bazuar në një zyrtar izraelit i cili kërkoi të mbetet anonim, Trump në javët e ardhshme mund të shpalos pjesën politike të “Marrëveshjes së Shekullit”.

Në lajm është theksuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të kundërshtojë këtë në rast se ka pika në kundërshtim me interesat e Izraelit.

Zyrtari theksoi se administratën amerikane e kanë njoftuar në lidhje me pikat të natyrës “vijë e kuqe” për Izraelin dhe se nuk do të bëjnë lëshime.

Në mes të çështjeve që nuk do të bëjnë lëshime, zyrtari njoftoi se është edhe “mos evakuimi i kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, mbetja e Kudsit nën sovranitetin e Izraelit dhe mos kthimi i refugjatëve palestinezë”.

Plani “Marrëveshja e Shekullit”

Edhe pse ende nuk janë bërë të ditur detajet rreth saj, në mediumet ndërkombëtare komentohet se “Marrëveshja e Shekullit” nuk do të ofrojë zgjidhje për çështjen palestineze, por do ta thellojë edhe më tej atë.

Siç thuhet, plani do t’ia dorëzojë Izraelit tërë Kudsin dhe do të mundësojë vazhdimësinë e një pjese të madhe të vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor.

Plani thuhet se nuk do të përfshijë të drejtën e kthimit të rreth 6 milionë refugjatëve palestinezë në trojet e tyre, ndërsa do t’i ofrojë palestinezëve si kryeqytet vetëm një lagje të largët të Kudsit, si dhe ndihma financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).