​1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që rrahu 5-vjeçaren

​1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që rrahu 5-vjeçaren

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh 29 vjeçarit i cili u filmua duke rrahur një vajzë 5 vjeçare të komunitetit egjiptian.

 “Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se :Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian,  në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.