Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, sot në konrefencë për shtyp ka dhënë detaje për arrestimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva. Ai tha se hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar dhe njëra nga të dyshuarat është edhe Katica Janeva.

Joveski tha se pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale është arritur tek dyshimet se Katica Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rastin “Haraçi”, duke përfituar para në shuma të mëdha

Ai shtoi se nga provat e deritanishme mund të konfirmohet se ky rast është vepër penale e pastër dhe kërkoi që kjo mos të lidhet me politikën.

Ndërsa kryeprokurorja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se tek gjykatësi i procedurës paraprake kanë dorëzuar kërkesë për parburgimin e Katica Janevës, e cila sot pasdite u arrestuar nga zyrtarët policorë.

Ndryshe, përveç Katica Janevës të dyshuar për aferën “Haraçi” janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët ndodhen në paraburgim.