Nderohet për dialog ndërfetar

Nderohet për dialog ndërfetar

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje Don Dominik Skender Qerimin për kontributin në udhëheqjen e institucionit shkollor `Don Bosko", dhe  për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan. 

“Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në “Don Bosko”, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë Haziri.

Drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve.