Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit”

Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit”

Shkolla fillore e mesme e ulët “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit, do të ketë një objekt të ri. Pranë objektit ekzistues është vënë gurthemeli i tjetrës. U tha se kjo po bëhet që fëmijët të mësojnë me standarde evropiane. Shkolla, përveç tjerash ishte edhe bazë e UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Lumnije Avdijaj, tha se investimi në arsim është thelbi i së ardhmes.

Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi tha se është i privilegjuar që ndodhet në Deçanin, siç e quajti ai, heroik, i cili dha shumë dhe ishin në ballë që të mbronin edhe gjuhën edhe vendin.

Duke uruar banorët për shkollën e re, ai tha se kjo shkollë do t’i plotësojë standardet Evropiane në të cilën nxënësit do të kenë mundësi të thithin dije të barabartë me shumë të rinj të Evropës.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se kanë trashëguar një qytet pothuajse inekzistent.