Një e katërta e njerëzve që jetojnë në Gjermani janë me prejardhje migrante

Një e katërta e njerëzve që jetojnë në Gjermani janë me prejardhje migrante

Një e katërta e të gjithë njerëzve që jetojnë në Gjermani kanë origjinë të huaj. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vendin e ku banojnë 83 milionë njerëz.

Zyra Gjermane e Statistikave tha të mërkurën se 25.5% e popullsisë, ose rreth 20.8 milionë njerëz, kanë rrënjë migruese sipas shifrave të fundit nga 2018.

Kjo shifër ka një rritje prej 2.5% në krahasim me 2017.

Agjencia përcakton një person me "prejardhje migrante" nëse ata vetë ose të paktën një prind i tyre ka pasaportë nga një vend i huaj.

Emigracioni mbetet një temë polemike në Gjermani.

Pas Luftës së Dytë Botërore, miliona punëtorë nga Turqia ndihmuan në rindërtimin e Gjermanisë. Shumë prej tyre nuk u kthyen kurrë në shtëpi, por përkundrazi morën me vete edhe familjet e tyre.

Kohët e fundit, mbi një milion migrantë u shkuan në Gjermani nga Siria, Iraku dhe Afganistani i shkatërruar nga lufta.