​Gjykatësi Sedat Rexhepagiçi do të vendosë për paraburgimin e Janevës

​Gjykatësi Sedat Rexhepagiçi do të vendosë për paraburgimin e Janevës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, Sedat Rexhepagiçi, do të vendosë nëse Katica Janeva do të përfundojë në paraburgim, pas kërkesës së PTHP-së dhe zgjerimit të hetimit në rastin “Reket”.

Gjykatësit tjerë të procedurave paraprake që punojnë në raste të Prokurorisë për krimit të organizuar janë me pushime, kështu që Rexhepagiçi do të vendosë në lidhje me paraburgimin e Janevës.

Emri i tij përmendet në një nga incizimet audio midis Jordan Kamçevit dhe Boki 13, të cilët janë të involvuar në rastin “Reket”.  Në incizim Boki 13 i thotë Kamçevit se ai ka vepruar ashtu siç është këshilluar dhe se ka dërguar kërkesë në ditën kur gjykatësja Vesna Dimishkova është me pushime dhe në vend të saj përgjegjës është gjykatësi Sedat Rexhepagiçi. /AlsatM/