Roja e pyllit sulmon me thikë dy hajna të drunjëve në Vushtrri

Roja e pyllit sulmon me thikë dy hajna të drunjëve në Vushtrri

Një rojë e pyllit i ka sulmuar me thikë dy persona që i ka zënë në flagrancë duke vjedhur drunjë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Dy meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje janë goditur me thikë nga i dyshuari K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

“Incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”

Tutje në raport thuhet se të tre personat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtjte kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar.