Shpresa

Shpresa

Ahmed Metar

Dje i telefonova shpresës,

e pyeta:

“A mund të nxirret parfumi nga peshku i kripur dhe qepa?”

“Mundet” - tha.

E pyeta:

“Po a mund të ndizet zjarri me ujë?”

“Mundet” - tha.

E pyeta:

“A mund të shtrydhet mjalti nga kungulli i egër?”

“Po” - tha.

E pyeta:

“A mund të futet Toka në xhepin e Saturnit?”

“Po, tha, gjithsesi, gjithçka është e mundur”.

E pyeta:

“Atëherë, edhe qeveritarët arabë do të turpërohen mbase një ditë?”

Tha: “Pështyje fytyrën time nëse kjo ndodh!”

 

(Përktheu nga arabishtja: Jahja Honduzi)