Istrefi:Stafi i Telekomit ka kursyer më shumë se 100 mijë euro të kompanisë

Istrefi:Stafi i Telekomit ka kursyer më shumë se 100 mijë euro të kompanisë

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se punëtorët e telekomit kanë arritur që ka arritur që , të formojnë ekipe për montimin, demontimin dhe zhvendosjen e antenave BTS, sipas nevojës dhe planifikimeve nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Për herë të parë, Telekomi i Kosovës ka arritur që me stafin e vet, të formojë ekipe për montimin, demontimin dhe zhvendosjen e antenave BTS, sipas nevojës dhe planifikimeve nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës. 
Në dy muajt e fundit, numri i antenave të zhvendosura për qëllim të mbulueshmërisë, pas ndërprerjes së kontratave për qiradhënie, arrin numrin tetë. 
Me ndërprerjen e kontratave për këto antena (BTS) dhe zhvendosjes së tyre në lokacione më të përshtatshme, Telekomi i Kosovës ka kursyer nga puna e stafit më shumë se 100.000 €, ndërsa kursimet mujore për antena, janë rreth 10.000 €.