Karvani i pafund i gamileve në shkretëtirë

Karvani i pafund i gamileve në shkretëtirë

Një nga vendet e preferuara për pushuesit që vendosin të bëjnë turizëm brenda vendit të tyre, në Kinë, është qyteti i Dunhuangut, ku vizitorët mbajnë radhë për të udhëtuar me gamile nëpër shkretëtirë.

Këto foto të bëra këtë javë shfaqin një karvan që duket i pafund, e që tregon edhe një herë se sa ndikim ka numri i madh i popullsisë në Kinë. Dhe nëse karvani ju duket i gjatë tani, imagjinoni se si do të duket gjatë “Javës së Artë”.

Java e Artë përbëhet nga shtatë ditë me festa të rëndësishme të Kinës, kur pjesa më e madhe e popullsisë vendos të udhëtojë për pushime. Këtë vit, kjo datë është nga 1 deri në 7 tetor. Vitin e shkuar, vetëm në katër ditët e para të “Javës së Artë” 461 milionë turistë kinezë udhëtuan në të gjithë vendin.

Ndërsa qytetet e mëdha, që zakonisht gumëzhijnë nga njerëzit e bizneset, në këto ditë janë boshatisur në mënyrë pothuajse të frikshme./tch