Dukagjin Lipa sjell fotografi të papublikuara më parë me Duan

Dukagjin Lipa sjell fotografi të papublikuara më parë me Duan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 24-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ndërkohë, një urim i përzemërt nuk ka munguar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka qenë një shtysë e madhe për karrierën e të bijës.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një kolazh fotografish me Duan, ku ndër të tjerash bien në sy edhe disa imazhe të pashfaqura më parë.

Ndër të tjerash, në fotografinë e parë Dua shfaqet kur ishte shumë e vogël me biberon, teksa pozonte pranë babait të saj, i cili në atë kohë ishte shumë i ri.

“Do të jesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe unë gjithmonë do të kem prapa. Gëzuar ditëlindjen Dua , të dua”, kanë qenë fjalët e tij në 'Instagram'.

Dua dhe babai i saj përndryshe janë themelues të fondacionit “Sunny Hill”, përmes së cilit dhurojnë donacione për bamirësi të cilat shkojnë për art dhe kulturë.