​Kapet me leje fals të Sllovenisë, arrestohet

​Kapet me leje fals të Sllovenisë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë një person pasi dyshohet të ketë falsifikuar një patentë shofer të Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për pajisje me patentë shofer të Kosovës.

Personi i arrestuar është K. G. (1965), ka bërë të ditur policia, sipas së cilës me këtë rast është konfiskuar edhe një patentë shofer e Kosovës, teksa në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.