Përse nuk duhet larë pulën taze

Përse nuk duhet larë pulën taze

Me larjen e mishit të shpezëve nga spërkatja e ujit përhapet bakteri Campylobacter, ka publikuar Agjencia e Standardeve të Ushqimit e Britanisë së Madhe.

Bakteri kështu arrin në lëkurë, në sipërfaqe pune, rroba dhe pajisje të kuzhinës.

Helmimi kryesisht manifestohet nëpërmjet dhembjeve në stomak, problemeve me tretjen dhe vjellje.

Brengos e dhëna që madje dy të pestat e njerëzve pikërisht veprojnë kështu me mishin para përgatitjes.

Në vend të kësaj, më me rëndësi është që mishin e pulës ta përpunoni termikisht mirë, qoftë kur e piqni apo e zieni, si edhe që para dhe pas trajtimit të mishit t’i lani duart mirë.

Agjencia e Standardeve të Ushqimit e Britanisë së Madhe i ka dhënë këto rekomandime:

– Mos e lani mishin e shpezëve. Nuk ka arsye t’i pastroni apo t’i lani gjurmët e gjakut nga mishi i pulës.

– Përdorni dërrasë të veçantë për prerjen e mishit të shpezëve dhe mos pritni në të perime apo artikuj të tjerë.

– Dezinfektoni sipërfaqen, sfungjerin dhe leckat dhe pajisjet për zierje të cilat kanë pasur kontakt me mishin e freskët të pulës.

– Kushtoni kujdes që mishi i pulës të jetë i përpunuar termikisht mirë para ngrënies.