​“Purgatory” me 6 shtator rikthehet në Prishtinë

​“Purgatory” me 6 shtator rikthehet në Prishtinë

Bendi muzikor “ Purgatory”, të cilët përmes teksteve të tyre thyen tabut po rikthehet në Prishtinë.

Kështu ka bërë  të ditur Valton Berisha anëtari i bendit, i cili ka njoftuar se më 6 shtator Amfiteatri i Gërmisë do të jetë vendi ku do të përformojë ky grup.

” Purgatory” që në vitet e 90 ishin të njohur për hite e guximshme si me përmbajtjen e këngëve të tyre, ashtu edhe me paraqitje.

Sikur edhe shumë rocker të tjera të asaj gjenerate dhe të viteve të 80-a, edhe grupi “Purgatory” u bashkua rrugëve të Prishtinës.