Taylor Swift publikon albumin “Lover”

Taylor Swift publikon albumin “Lover”

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka publikuar albumin e saj më të ri, “Lover”.

Këtë album ka thënë këngëtarja se i ka kushtuar vetës, ku një pjesë e këngëve thuhet se  i kushtohen asaj dhe personave në jetën e saj.

Pos albumit, Taylor ka publikuar edhe videoklipin e këngës “Lover” e cila është pjesë e albumit.

Kënga brenda pak orëve të publikimit në kanalin Youtube ka marrë miliona klikime.

Swift ka thënë se kjo është kënga për të cilën është shumë krenare.