Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra

Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka treguar që sot së bashku me Policinë kanë vëzhguar indentifikimin e dëmtuesve të shenjave të komunikacionit.

Është shqetësuese se si shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra.

Kjo e dëmton pronën publike dhe e rrezikon sigurinë e përgjithshme të komunikacionit.

Me Policinë sot e kemi vëzhguar këtë situatë dhe do të intervenohet për identifikimin e dëmtuesëve.

Do të bëhet shtimi i kamerave të sigurisë në shumë hapsira për ti shtuar masat e sigurisë.