Miley hedh poshtë akuzat për tradhti: Nuk e pranoj një krim që se kam bërë

Miley hedh poshtë akuzat për tradhti: Nuk e pranoj një krim që se kam bërë

Miley Cyrus ka hedhur poshtë çdo akuzë se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të tradhtisë.

Në disa postime në Twitter, këngëtarja dhe aktorja e famshme shprehet se ajo kurrë nuk e ka tradhtuar Liam Hemsworth, me të cilin ishte në një romancë prej 10 vitesh.

Cyrus, e cila tani është në një lidhje me Kaitlynn Carter, tha se nuk ka qenë kurrë më e lumtur se tani pasi gëzon një jetë të shëndetshme.

Liam paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtarja të mërkurën, pasi Miley njoftoi se i dhanë fund martesës 7 mujore më 10 gusht.

"Unë mund të pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua dhe publikun, 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund të pranoj është kur thuhet se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, shkroi 27-vjeçarja.

Ndërsa shtoi “Mund të pranoj shumë gjëra, por nuk mund të pranoj se martesa ime mbaroi për shkak të tradhtisë. Unë dhe Liam kemi qenë së bashku për një dekadë. Unë e kam thënë më parë dhe mbetet e vërtetë, e dua Liamin dhe gjithmonë do e dua.”