Në Xhakartë qytetarët paralajmërohen nga rreziku i thatësirës

Në Xhakartë qytetarët paralajmërohen nga rreziku i thatësirës

Guvernatori i qytetit Anies Baswedan, pas paralajmërimit të meteorologjisë për thatësirë në Xhakartë, nga banorët e qytetit kërkoi që të përdorin me efikasitet burimet ujore.

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, qytetarëve iu është bërë thirrje që të përdorin ujin në mënyrë efikase për shkak të rrezikut të thatësirës.

Sipas lajmit të gazetës Republika, guvernatori i qytetit Anies Baswedan, pas paralajmërimit të meteorologjisë për thatësirë në Xhakartë, nga banorët e qytetit kërkoi që të përdorin me efikasitet burimet ujore.

Ai bëri thirrje që të kursehet uji, duke treguar se ka nevojë për menaxhim të drejtë të kullimit të ujit për të mundësuar ripërdorimin e ujërave të zeza.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG) paralajmëruan se në provincat e Xhakartës dhe Bantenit pritja e reshjeve në 10 ditët e ardhshme është e ulët.